E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli: Do mbyllim konsullatën franceze në Jerusalem, Parisi: Do përgjigjemi ashpër

Franca ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm Gideon Sa’ar se Izraeli mund të mbyllë konsullatën e Francës në Jerusalem si përgjigje ndaj planit të presidentit Francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin palestinez.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze tha në një deklaratë për mediat se Parisi nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për një veprim të tillë, por paralajmëroi se mund të reagojë ashpër.

 “Ne nuk kemi marrë ndonjë njoftim zyrtar nga autoritetet izraelite në lidhje me këtë hap, i cili mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet tona bilaterale dhe të provokojë një përgjigje të fortë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme franceze.

Një diplomat izraelit është shprehur për mediat vendase se Sa’ar po shqyrton mbylljen e konsullatave të përgjithshme të Francës në Jerusalem pasi Macron njoftoi se Parisi do të njohë në mënyrë të njëanshme shtetin palestinez në shtator.

Më herët sot, Sa’ar revokoi vizat e përfaqësuesve australianë në Autoritetin Palestinez në përgjigje të vendimit të Canberras për të njohur shtetin palestinez dhe mes akuzave se Australia po nxit antisemitizmin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›