E Premte, 6 Nëntor 2026

Izraeli: Do t’i përgjigjemi sulmit raketor iranian në vendin dhe kohën që ne përcaktojmë

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë mbrëmjen e së martës se do t’i përgjigjen sulmit raketor iranian “në vendin dhe në kohën që do të përcaktojnë”. Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari iu drejtua kombit menjëherë pas sulmit iranian, i dyti që nga prilli.

Irani thuhet se ka lëshuar 400 raketa ndërkohë që Izraeli urdhëroi strehimin e banorëve në strehimoret kundë bombave. Hagari tha se nuk kishte të lënduar apo të vdekur në Izrael.

Sulmi raketor iranian ishte i dyti që nga prilli, kur lëshoi ​​rreth 300 raketa dhe dronë, të cilët gjithashtu u kapën në masë të madhe.

Mbrojtja e dobët ajrore e Iranit u ekspozua pasi Izraeli u hakmor duke shënjestruar vendet e mbrojtjes ajrore iraniane./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›