E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli Gati te reagojme ndaj Sirise

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka të drejtë të parandalojë që armët e rrezikshme të bien në duart e gabuara në Siri.

Ai tha se nëse terroristët marrin nën kontroll armë antiajrore dhe kimike, atëherë në rajonin e Lindjes së Mesme do të “ndryshojë loja”. Netanyahu, në një intervistë ekskluzive për BBC, deklaroi se shqetësimi i Izraelit është “cilët rebelë dhe cilat armë?”. “Armët kryesore që përbëjnë shqetësimin tonë janë armët që tashmë janë në duart e Sirisë. Bëhet fjalë për armë anti-ajrore, kimike dhe të tjera shumë, shumë të rrezikshme, që mund të ndryshojnë lojën”, deklaroi Netanyahu. Lindja e MesmeHRW, Hamas dështoi në hetimin e vrasjeveOKB pezullon ndihmat ushqimore në GazaGaza-Izrael, tjetër tension nga raketat “Ato do të ndryshojnë kushtet, balancën e pushtetit në Lindjen e Mesme dhe mund të përbëjnë një kërcënim terrorist në shkallë globale. Është padyshim në interesin tonë të mbrojmë veten, por gjithashtu në interesin e vendeve të tjera”, vijoi kryeministri izraelit. Së fundmi janë rritur thirrjet drejtuar komunitetit ndërkombëtar për të armatosur rebelët sirianë që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad, i cili ka thënë se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Por nga ana tjetër ekziston frika se militantët islamikë mund t’i përdorin këto armë për qëllimet e tyre personale. Izraeli ka deklaruar se politika e tij nuk është përfshirja në konfliktin sirian, por së fundmi ka reaguar ndaj sulmeve siriane në zonat e kontrolluara prej tij në Lartësitë Golan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›