Izraeli: Hamasi ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit pavarësisht lirimit të pengjeve

Izraeli ka akuzuar Hamasin për shkeljen e kushteve të armëpushimit aktual duke liruar ushtarët që kishte mbajtur peng në vend të civilëve.
Izraeli kishte pritur që Hamasi të lironte Arbel Yehud, 29 vjeç, Shiri Bibas dhe dy fëmijët e saj të vegjël, Kfir dhe Ariel, si pjesë e marrëveshjes për t’i dhënë përparësi lirimit të grave dhe fëmijëve civilë në vend të personelit ushtarak.
Në vend të kësaj, Hamasi liroi Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy, të gjithë 20 vjeç dhe Liri Albag, 19 vjeç, të cilët ishin vendosur me një njësi vëzhguese në kufirin e Gazës kur u kapën më 7 tetor.
Vendimi i Hamasit për të liruar ushtarët para civilëve ka shkaktuar shqetësim për sigurinë dhe mirëqenien e këtyre të fundit.
Daniel Hagari tha se kishte “shqetësime të rënda” për fatin e familjes Bibas. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do të lejojë që palestinezët të fillojnë të kthehen në veri të Gazës, që pritej të fillonte të dielën, derisa zonja Yehud të lirohet.
Hamasi, ndërkohë, tha se zonja Yehud është gjallë dhe mirë dhe do të lirohet të shtunën e ardhshme.
/rtsh.al/