Izraeli I Burgosurit X u vetevar

Izraeli konfirmoi se një i burgosur, që besohet se kishte lidhje me agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad, vari veten në dhjetor të vitit 2010.
Tel Avivi i referohet si “I Burgosuri X”, ndërkohë që mediat australiane thonë se bëhet fjalë për shtetasin australo-izraelit, Ben Zygier.
Të vëna nën presionin e medias, autoritetet izraelite zbardhën detajet e vetëvrasjes së Zygier. Një gjykatë tha se “I Burgosuri X” ishte vetëvarur në banjon e qelisë së tij duke përdorur një çarçaf.
Izraeli nuk bën publik identitetin e tij, nisur nga fakti që “I Burgosuri X” ka qenë një agjent i Mossad. Cështja në fjalë është rivendosur në qendër të mediave pas hulumtimit të një programi investigativ të një televizioni australian.
Ai mendohet se ishte nyja e krijimit të një rrjeti eksportesh materialesh elektronike në vendet arabe dhe Iran. Ky i fundit shihet si kërcënim për vetë ekzistencën e Izraelit ndaj dyshohet se puna e të “Burgosurit X” mbi këtë cështje lidhet me vendimin e tij për “t’i dhënë fund jetës”.
Sipas raportimeve në mediat australiane, Zygier ishte takuar me agjentë të shërbimit sekret australian gjatë një udhëtimi në vendlindje. Në këtë takim dyshohet se ai i ka dhënë detaje shërbimit sekret australian mbi punën e tij tek Mossad-i. Të vëna në njohuri të këtij detaji, autoritetet izraelite e burgosën atë.
Vetëvarja e tij u raportua fillimisht në mediat izraelite, si “cështja e të burgosurit X”, por shumë shpejt u ndalua publikimi i këtij informacioni pas një urdhëri censurues të nxjerrë nga qeveria e kryeministrit Netanyahu.
Të dielën kryeministri izraelit mbrojti nevojën e nxjerrjes së urdhërave të tillë në media.
“Ne nuk jemi si vendet e tjera. Jemi shumë më të kërcënuar dhe siguria jonë është gjithnjë një sfidë. Ndaj duhet të sigurojmë që aktiviteti i forcave tona të sigurisë të mos kompromentohet dhe ato të punojmë të qeta e të sigurta, ne të jetojmë të qetë e të sigurtë”, tha Netanyahu.