E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli: S’ka armëpushim në Liban! Forcat ajrore vijonë sulmet e pandërprera

Ushtria izraelite kreu të paktën pesë sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu.

Sulmet erdhën pas paralajmërimeve të ushtrisë për spastrimin e 12 vendndodhjeve në këtë zonë duke iu kërkuar civilëve të evakuoheshin.

Më herët këtë mëngjes, ministri i sapo zgjedhur i mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz përjashtoi çdo mundësi armëpushimi apo luftimesh me Libanin. Përmes një reagimi ai tha ushtria do të vazhdojë të godasë Libanin deri sa të arrihen plotësisht objektivat e luftës.

Deklaratat e këtij të fundit bien ndesh me ato që ministri i jashtëm i cili tha me herët se kishte përparmin të caktuar në bisedimet për armëpushim, ndërsa shtoi se lufta kundër Hezbollahut nuk kishte përfunduar ende.

Nga ana tjetër sulmet nuk janë ndalur për asnjë moment në rripin e Gazës i cili ka prekur nivelin më të ulët të sasisë së ndihmave humanitare që nga viti i kaluar.

Të gjitha zhvillimet e fundit të situatës në lindjen e mesme do të jenë në qendër të bisedimeve të presidentit Joe Biden dhe homologut izraelit Isac Herzog i cili mbërrin në Washington këtë të martë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›