Izraeli akuza OBSH-së: Po bashkëpunon me Hamasin

Izraeli akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për “bashkëpunim të padrejtë” me Hamasin, duke pretenduar se ajo injoroi provat izraelite se organizata palestineze po përdorte spitalet e Gazës “për qëllime terroriste”.
Duke folur në seancën e Bordit Ekzekutiv të OBSH-së, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Meirav Eilon Sahar, akuzoi Hamasin për “militarizimin e të gjithë zonës urbane të Rripit të Gazës si pjesë e një strategjie të paramenduar “.
“Këto janë fakte të padiskutueshme , të cilat OBSH ka zgjedhur t’i injorojë herë pas here. Këtu nuk po flasim për paaftësi. Ky është një partneritet i padrejtë”, argumentoi ai.
“Në secilin prej spitaleve të kontrolluara nga ushtria izraelite në Gaza, u gjetën prova se ato po përdoreshin nga Hamasi për qëllime terroriste”, thuhet në një postim në platformën X.
Sipas ambasadorit, OBSH – ja e dinte se pengjet po mbaheshin në spitale dhe se terroristët po vepronin atje.
“Edhe kur u paraqitën me prova të prekshme të asaj që po ndodhte, nën tokë dhe në sipërfaqe, armët, shtabet e përgjithshme, dhomat e mbyllur , OBSH zgjodhi të mbyllte një sy , duke rrezikuar ata që supozohej të mbronte,” vazhdoi ai.
Më herët të enjten, drejtori i përgjithshëm i OBSH – së Tedros Adhanom Ghebreyesus iu drejtua takimit të organizatës, me lot në sy, për situatën në Gaza.
Në një postim në Platformën X ai shkruan se “armëpushimi duhej zbatuar shumë kohë më parë”, duke shtuar: “Zgjidhja ekziston. Duhet vetëm vullneti. Le të zgjedhim paqen.”/ CNN.gr
/rtsh.al/