Izraeli akuzon Hezbollahun: I ka kthyer fshatrat libaneze në baza ushtarake. Po përgatiste bastisje si më 7 Tetor

Ushtria izraelite ka akuzuar Hezbollahun se i ka kthyer fshatrat libaneze në baza ushtarake.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se grupi militant po përgatitej të përdorte bazat si “troje për një pushtim të stilit të 7 tetorit në shtëpitë izraelite”. “Ata e quajnë këtë plan ‘pushto Galilenë’,” tha ai, duke shtuar se Libani jugor “po mbushet me terroristë dhe armë të Hezbollahut”.Hamasi, grupi militant me bazë në Gaza, nisi sulmin e tij ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 200 pengje. Hagari tha se sulmet tokësore të Izraelit në Libanin jugor synonin bastionet e Hezbollahut përgjatë kufirit që kërcënojnë Izraelin dhe se nuk do të ketë luftë kundër popullit libanez. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta bëjmë vetë. Dua ta bëj të qartë. Lufta jonë është me Hezbollahun, jo me popullin e Libanit,” u shpreh ai. “Ne nuk duam të dëmtojmë civilët libanezë dhe po marrim masa për ta parandaluar këtë.”“Hezbollah had prepared to use those villages — as staging grounds for an October 7-style invasion…into Israeli homes. Hezbollah planned to invade Israel, attack Israeli communities, and massacre innocent men women and children.”
🎥Watch the full statement by IDF Spox. RAdm.… pic.twitter.com/gHnKWSPGDv
— Israel Defense Forces (@IDF) October 1, 2024