E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli bllokon Bregun Perëndimor për 48-orë

Policia tha se do t’i ndaloj meshkujt myslimanë nën 50 vjeç nga falja e Xhumasë në Xhaminë Al Aksa në Jerusalem, që është njëri nga objektet më të shenjta islamike, për shkak të shqetësimeve për trazira.

Përfshirja e vendeve të shenjta të myslimanëve që ndodhen në Bregun Perëndimor nga Izraeli në "listën e trashëgimisë kulturore kombëtare" dhe aplikimet në Jerusalem e kanë rritur sërish tensionin në rajon.

Përfaqësuesi i OKB-së për çështjet humanitare, Xhon Hollms (John Holmes) tha se ndëshkimi i gjithë popullsisë së Gazës për shkak të rrëmbimit të një ushtari izraelit, e ka vështirësuar edhe më tepër gjendjen në rajon.

Hollms theksoi se rrethimi ka forcuar Hamasin dhe ka rritur kërcënimin ndaj Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›