Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime në Uashington javën e ardhshme

Libani dhe Izraeli do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh më 14-15 maj në Uashington për të kërkuar një marrëveshje paqeje.
“Do të ketë bisedime midis Libanit dhe Izraelit të enjten dhe të premten e javës së ardhshme në Uashington“, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit në kushte anonimiteti.
Njoftimi për një raund të ri bisedimesh erdhi një ditë pas sulmit të parë izraelit në Bejrut, pasi armëpushimi i brishtë hyri në fuqi pas negociatave të drejtpërdrejta midis ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në Uashington.
Zyrtari nuk specifikoi se kush do të merrte pjesë në këtë raund bisedimesh.
Forcat e armatosura izraelite sulmuan periferitë jugore të Bejrutit të mërkurën në mbrëmje, për herë të parë në pothuajse një muaj, duke vrarë një zyrtar të lartë të Hezbollahut.
/rtsh.al/