Izraeli do të mbylli zyrën rrjetit televiziv Al Jazeera

Rrjeti televiziv satelitor Al Jazeera nuk do të transmetojë më nga Izraeli. Kjo pasi Kryeministri Benjamnin Netanjau u zotua të hënën të mbyllte zyrën e rrjetit televiziv nga Katari ndërsa lufta në Gaza vijon.
Disa orë pasi zëdhënësi i Partisë së Netanjahut tha se parlamenti do të mblidhej për të ratifikuar ligjin e nevojshëm për një lëvizje të tillë, ligjvënësit miratuan legjislacionin që lejon mbylljen e përkohshme të transmetuesve të huaj që konsiderohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.
Al Jazeera, që financohet nga qeveria e Katarit, e quajti masën e Izraelit si përshkallëzim dhe tha se vinte si pjesë e një sërë sulmesh sistematike që Tel Avivi kishte ndërmarrë për ta heshtur.
Ligji i miratuar të hënën që i jep Netanjahut dhe kabinetit të sigurisë mundësinë për të mbyllur zyrat e rrjetit në Izrael për një periudhë 45 ditore, e cila mund të rinovohet, do të jetë në fuqi deri në fund të muajit korrik ose deri në fund të operacioneve madhore ushtarake në Gaza.
Al jazira ka mbajtur një qëndrim tejet kritik ndaj operacionit ushtark të Izraelit në Gaza, ku gazetarët e saj kanë raportuar pa pushim për situatën atje. Rrjeti televiziv u shpreh se autoritetet izraelite kanë shënjesturar dhe vrarë në mënyrë të qëllimshme disa gazetarë të saj, çka është hedhur poshtë nga zyrtarët e Tel Avivit.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /