E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli do të ndërtojë 430 shtëpi në Bregun Perëndimor

Qeveria Izraelite ka publikuar tenderat për të ndëruar 430 shtëpi në Bregun Perëndimor, sipas raportimit të kreut të OJQ-së që monitoron zhvillimin e ndërtimeve në këtë zonë.

Ai tha se shtëpitë do të ndërtohen përgjatë gjithë zonës, 112 në Adam, 156 në Elkana, 78 në Alfei dhe pjesa tjetër e shtëpive në Kiryat Arba.

Një zyrtar Palestinez e ka denoncuar ngjarjen duke thënë se “ajo çka njoftoi Izraeli është pjesë e një plani më të madh lufte, kunër popullit palestinez”.

“Ky është një krim lufte dhe duhet të shkojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare,” tha ai.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor në vitin 1967, pas një lufte 6 ditore.

Ndërtimi aty është i jashtëligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar por është kundërshtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar si një pengesë për mundësinë për marrëveshje paqeje me palestinezët.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›