E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli godet dhjetëra objektiva na Gaza, paralajmëron për fushatë të gjatë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka deklaruar se fushata e ushtrisë në Gaza “mund të zgjasë një, dy ose tre muaj, por në fund nuk do të ketë më Hamas”.

Gallant foli pas një konference operacionale në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Operacioneve të Forcave Ajrore Izraelite.

“Për sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit, në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Ky duhet të jetë operacioni ynë i fundit i manovrimit në Gaza, për arsyen e thjeshtë se më pas nuk do të ketë më Hamas”, tha ai.

Ministri shprehu vlerësimin e tij për forcat ajrore dhe tha se faza tjetër, një operacion tokësor i shumëpritur, “do të vijë së shpejti”. Se sa shpejt mbetet e paqartë.

Në dy ditët në vijim priten vizita nga kryeministri holandez Mark Rutte dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Izraeli thotë se ka goditur dhjetëra objektiva të tjerë në Rripin e Gazës, ndërsa autoritetet palestineze thonë se shtëpitë janë goditur “pa paralajmërim”./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›