Izraeli kap “një anije të ngarkuar me armë”

Flota izraelite njoftoi se ka ndaluar një anije në Detin Mesdhe, e cila dyshohet se transportonte armë për në Gaza.
“Anija u nis nga një port në Turqi dhe po udhëtonte për në Egjipt nën flamurin liberian”, theksoi një zëdhënëse e flotës për AFP-në.
Ajo shtoi se anija transportonte “shumë lloje armësh, të cilat vlerësohen se ishin duke u transportuar për llogari të grupeve terroriste në Rripin e Gazës”.
As Egjipti e as Hamasi nuk janë prononcuar ende lidhur me ngjarjen. Izraeli edhe më parë ka akuzuar Hamsin se ka transportuar armë nëpërmjet Egjiptit.
Një raport tjetër thotë se anija ishte në pronësi të një gjermani dhe se drejtohej nga një kompani franceze.