Izraeli kerkon sanksione te tjera ndaj Iranit
Izraeli kërkon shtimin e sanksioneve mbi Iranin. Deklarata është nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se Teherani po ndjen presionin e masave ndërkombëtare që synojnë të detyrojnë ndalimin e pasurimit të uraniumit. Pas një takimi me homologun japonez në Tokio, Barak tha se ndërsa sanksionet aktuale po japin efektet e tyre, të tjera masa janë të domosdoshme.
Një ditë më parë, SHBA hodhi poshtë deklaratat e republikës islamike se po ecte përpara në programin e saj bërthamor. Ëashingtoni tha se ajo që kërkon Teherani është të tërheqë vëmendjen nga izolimi diplomatik që sa vjen e rritet. Ndërsa Teherani zyrtar bën me dije se është në prag të zbulimit të një prodhimi të ri, i cili do të mundësonte pasurimin më të shpejtë me uranium. Ndërsa autoritetet iraniane i kanë dorëzuar një letër shefes së diplomacisë europiane Catherine Ashton, ku shprehin gatishmërinë për të rinisur bisedimet për çështjen bërthamore.