E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli kritikon kryeministrin per vrasjen e turqve

Një raport qeveritar në Izrael kritikoi kryeministrin e vendit, Benjamin Netanyahu, për goditjen e një anije turke gjatë bllokadës mbi Gazën, çka shkaktoi edhe vdekjen e nëntë shtetesve turq e përkeqësoi ndjeshëm marrëdhëniet midis dy shteteve.

Në raportin e Këshillit të Kontrollit të Shtetit shkruhej se mënyra se si u mor vendimi për të kaluar në sulm në maj 2010 përmbante një “seri shkeljesh” dhe procedurash të neglizhuara nga ana e Netanyahut.

Aktivistët turq mbetën të vrarë pasi komandot e ushtrisë hebrehe u ngjitën me forcë në bordin e mjetit, “Mavi Marmara”.

Turqia kërkoi në vazhdim një ndjesë zyrtare nga ana e Tel Avivit, por pasi kjo gjë nuk ndodhi, Ankaraja u përgjigj duke i kërkuar ambasadorit izraelit që të largohej nga vendi.

Sipas Izraelit, komandot e saj përdorën forcë vdekjeprurëse vetëm për t’u vetmbrojtur, pasi aktivistët i sulmuan me thika dhe armë automatike.

Ngjarja ndodhi në mesin e një konflikti izraelit me palestinezët e Rripit të Gazës. Atëherë, më shumë se 600 aktivistë, në bordin e disa dhjetëra anijeve të ndryshme, u përpoqën të shpërndanin ndihma për popullsinë palestineze, që vuante nga mungesa e theksuar e ushqimeve dhe të mirave të tjera thelbësore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›