E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli liron bllokadën në Rripin e Gazës

Gaza - Izraeli ka lejuar sërish futjen e ndihmave për popullsinë në nevojë në Rripin e Gazës. Çdo ditë lejohen të futen vetëm 120 kamionë me ushqime dhe medikamente mjekësore, bëri të ditur koordinatori i ndihmave të Kombeve të Bashkuara, John Holmes. Për herë të parë që nga mesi i muajit dhjetor, Izraeli lejon sërish gazetarët që të hyjnë të lirë në Rripin e Gazës. Për të ndihmuar në vendosjen e armëpushimit, Franca dërgoi një fregatë para bregut të Rripit të Gazës. Anija do të ndihmojë në ndalimin e furnizimit kontrabandë të armëve për Hamasin radikal islamik, bëri të ditur Zyra e Presidentit në Paris.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›