E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli ndalon ndihmat e OKB-së në Gazë, bën gati 2 projektligjet

Komiteti i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Izraelit ka miratuar dy projektligje që synojnë të kufizojnë aktivitetet e UNRWA-s, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për palestinezët.

Projektligji i iniciuar nga Yisrael Beytenu MK Yulia Malinovsky, do t’i ndalonte autoritetet shtetërore të kenë çdo kontakt me UNRËA-n që nga dita e nesërme.

Sipas projektligjit, parashikohet që të ndalojë organizatën të veprojë në territorin izraelit duke çuar në një përplasje me OKB-në që prej vitit të vitit 1967 kur Izraeli ofronte bazën për aktivitetet e saj.

Duke miratuar ligjet, “ne përcjellim një mesazh të qartë për terroristët: Nuk do të harrojmë, nuk do të falim dhe do të marrim çdo masë për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, shkruan Likud MK Boaz Bismuth.

“Ajo që mbetet tani është vetëm votimi në plenumin e Knesset-it”, deklaron Malinovsky, duke i bërë thirrje koalicionit dhe opozitës që të bashkohen për të miratuar ligjin “sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të shpëtojmë njëherë e përgjithmonë nga UNRWA”.

Sipas raporteve të mediave hebraike, miratimi i projektligjeve vjen pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me pasojat e mundshme praktike të përpjekjeve për të kriminalizuar organizatën.

Sipas faqes së lajmeve Ynet, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka shkruar kryeministrit Benjamin Netanjahu duke paralajmëruar se legjislacioni, “nëse miratohet, mund të parandalojë UNRWA-n të vazhdojë operacionet e saj në territoret e pushtuara palestineze, duke mohuar kështu refugjatët palestinezë në Gaza dhe Bregu Perëndimor ndihmën dhe mbrojtjen thelbësore që UNRWA u ka ofruar atyre që nga viti 1949.”

Agjencia ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihmë për miliona palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.

Izraeli pretendon se rreth 10 për qind e stafit të UNRËA-s në Gazë kanë lidhje me Hamasin dhe se objektet arsimore nën kujdesin e organizatës vazhdimisht nxisin urrejtjen ndaj Izraelit dhe lavdërojnë terrorizmin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›