E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli në gatishmëri të lartë për agresionin iranian: Teherani do ketë pasoja, do i përgjigjemi ashpër

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari ka bërë të ditur se Izraeli është në gatishmëri të lartë për agresionin iranian. 

“Irani financon dhe armatos përfaqësuesit e terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë” tha Hagari, duke shtuar se Irani është “sponsorizuesi në botë i terrorit”.

Hagari tha se Irani do të mbartë pasojat nëse zgjedh të përshkallëzojë situatën më tej duke shtuar se Izraeli ka rritur gatishmërinë e tij kundër agresionit të mëtejshëm iranian; “ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Marina e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kapi një anije mallrash në një “operacion me helikopter pranë ngushticës së Hormuzit”, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz tha në një postim në X se anija e mallrave e kapur nga Irani i përket një vend anëtar të BE-së, duke i bërë thirrje “Bashkimit Evropian dhe botës së lirë që menjëherë të shpallin trupat e Gardës Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste dhe të sanksionojnë Iranin”

Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri.

Shtetet e Bashkuara aktualisht presin që Irani të kryejë sulme kundër objektivave të shumta brenda Izraelit dhe se përfaqësuesit iranianë mund të përfshihen gjithashtu në kryerjen e sulmeve, thonë burimet, në atë që do të shënonte një përshkallëzim të madh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›