Izraeli njofton shtyrje te takimit te planifikuar ne Paris
Izrael 17 tetor NOA - Bisedimet e drejtperdrejta per paqen ne Lindjen e Aferme te inicuara me mundim nga SHBA-ja kane ngecur.
Keshtu eshte shtyre per nje kohe te pacaktuar takimi i planifikuar te mbahej javen e ardhshme ne Paris mes Izraelit dhe palestinezeve beri te ditur zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
Shefi i bisedimeve nga pala palestineze Sajeb Erekat beri pergjegjes politiken e ngulimeve izraelite per deshtimin e te gjitha perpjekjeve nderkombetare. Plani i ndertimeve te reja te Izraelit ne Jeruzalemin lindor u denua pas SHBA-se edhe nga Rusia dhe Franca.
Ne samitin e Parisit presidenti i Frances Nicolas Sarkozy kishte ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu presidentin palestinez Mahmud Abaz si dhe presidentin e Egjiptit Husni Mubarak.
NOA/DV
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32507-izraeli-njofton-shtyrje-te-takimit-te-planifikuar-ne-paristitleIzraeli njofton shtyrje te takimit te planifikuar ne Paristheme blue nickagjencianoa