Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit në një sulm gjatë natës

TEHERAN, 17 mars /ATSH/ – Ali Larijani, një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran dhe një nga figurat më me ndikim në vend, është vrarë në një sulm ajror gjatë natës, njoftoi Izraeli.
Sipas burimeve zyrtare izraelite, në të njëjtin operacion u vra edhe gjenerali Gholam Reza Soleimani, drejtues i një force të fuqishme të sigurisë së brendshme, e njohur për shtypjen e protestave masive në vend.
Autoritetet iraniane konfirmuan më vonë vdekjen e të dy zyrtarëve.
Ngjarja vjen në një kontekst përshkallëzimi të fortë të konfliktit, pas sulmeve të befasishme nga SHBA dhe Izraeli, ku mbetën të vrarë edhe Ali Khamenei dhe disa drejtues të tjerë të lartë të sigurisë.
Ndërkohë, Mojtaba Khamenei, i cili ishte caktuar si pasues i tij, nuk është shfaqur në publik, ndërsa Izraeli dyshon se ai mund të jetë plagosur.
Situata në rajon mbetet shumë e tensionuar, ndërsa lufta po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme.