E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli nuk tërhiqet nga korridori i Filadelfit në Gaza, Hamasi: Ka shkelur marrëveshjen për armëpushimin

Hamasi ka denoncuar se forcat izraelite kanë mbetur ende në atë që quhet korridori i Filadelfisë, një shtrirje e ngushtë toke përgjatë kufijve të Gazës me Egjiptin, ndonëse ato do të duhej të kishin larguar, sipas marrëveshjes për armëpushim.

Gjatë negociatave mes Izraelit dhe Hamas për përfundimin e luftës në Gaza, kontrolli i “korridorit” ishte një pikë e rëndësishme mosmarrëveshjeje.

“Izraeli nuk ka zbatuar largimin gradual të forcave të tij nga Eksi i Salandinit (emri palestinez i korridorit) gjatë fazës së parë të armëpushimit, që hyri në fuqi më 19 janar”, thuhet në njoftimin e Hamas.

Sipas organizatës palestineze, ushtria izraelite duhej të kishte tërhequr forcat e saj para ditës së 50-të të armëpushimit, që ishte e diela.

Kushtet e sakta të marrëveshjes nuk janë bërë publike, çka e bën të vështirë verifikimin e pretendimeve të Hamas. Organizata konsideron se “prania e ushtarëve izraelitë përbën një shkelje flagrante të marrëveshjes dhe përpjekje të qëllimshme për ta minuar dhe shfuqizuar atë”.

Ushtria izraelite ka marrë kontrollin e korridorit në pranverën e vitit 2024. Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe politikanë të tjerë izraelitë e konsiderojnë të nevojshme mbajtjen e kontrollit mbi këtë zonë për të parandaluar hyrjen e armëve në enklavën palestineze.

Hamas ka kërkuar që ndërmjetësuesit, konkretisht Katarin, Egjiptin dhe SHBA-të, të ndërhyjnë që Izraeli të tërheqë forcat e tij.

Një grup negociatorësh izraelitë u nis sot për në Doha, ku do të marrin pjesë në biseda indirekte me Hamas, me qëllim vazhdimin e armëpushimit dhe çlirimin e pengjeve që mbahet ende në Gaza. Faza e parë e marrëveshjes ka përfunduar më 1 mars, dhe Hamasi dëshironte që negociatat për fazën e dytë të fillonin menjëherë, por Izraeli preferon të vazhdojë fazën e parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›