E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli nxit investimet në Shqipërisë shpejti, hap Dhomën e Tregtisë

TIRANE - Ambasada e Izraelit nëTiranë do të inagurojë së shpejti, hapjen e Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë ndërmjet dy vendeve tona. Kjo shënon një ngjarje të rëndësishme në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit, duke i dhënë përparësi zhvillimeve ekonomike, investimeve të huaja dhe turizmit në Shqipëri. Kështu bënë të ditur burimet zyrtare të kësaj ambasade.

Dy vende që bashkë i lidhin ndjenja të larta, miqësie dhe humanizmi, tashmë do të kenë një tjetër urë lidhëse që do të forcojë në një tjetër aspekt, marrëdhëniet midis dy vendeve.

Dhoma e Tregtisë Shqipëri – Izrael është një organizatë private biznesi e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në Shqipëri dhe për të përmirësuar imazhin e biznesit shqiptar në tregjet izraelite.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›