E Hënë, 2 Nëntor 2026

Izraeli paralajmëron sulme ndaj hebrenjve në mbarë botën në përvjetorin e 7 tetorit –

Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Izraelit (NSC) paralajmëroi sot për sulme ndaj Hamasit dhe  hebrenjve në mbarë botën, me rastin e trevjetorit të sulmeve të 7 tetorit, të cilat nisën nga Rripi i Gazës.

Në veçanti, Këshilli thekson rrezikun në rritje për sulme ditën e nesërme, të mërkurën, si edhe për protesta dhe incidente të dhunshme.

“Organizatat terroriste, të drejtuara nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, Hamasi dhe elementët xhihadistë, e konsiderojnë këtë datë si një moment historik të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

 (NSC) rekomandon shmangien e udhëtimeve në vende si Jordania, Katari dhe Egjipti, si dhe këshillon që të mos publikohen paraprakisht planet e udhëtimit në rrjetet sociale.

Izraelitëve që ndodhen jashtë vendit u është bërë thirrje të shmangin turmat e mëdha dhe protestat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›