Izraeli pretendon se ka konfiskuar mbi 85 mijë armë të Hezbollahut

Ushtria izraelite thotë se që nga tetori, ajo ka konfiskuar mbi 85,000 armë, raketa dhe sende ushtarake që dyshohet se i përkasin Hezbollahut në Libanin jugor.
Në një deklaratë në Telegram, ushtria pretendoi se armët ishin përdorur nga grupi i armatosur libanez për të synuar Izraelin.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Izraeli thotë se të paktën një e treta e të vrarëve kanë qenë militantë dhe thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve.