E Enjte, 5 Nëntor 2026

Izraeli pretendon se ka vrarë truprojën e Yahya Sinwar

Izraeli thotë se ka vrarë militantin që ruante liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.

Në një deklaratë, IDF e identifikoi militantin si Mahmoud Hamdan.

Trupat vranë Hamdanin sot, 200 metra larg nga vendi ku Sinwar u vra në Rafah, në jug të Gazës, tha ushtria.

IDF tha gjithashtu, pa prova, se Hamdani veproi si roje për gjashtë pengje, të cilët thotë se u vranë në një tunel në gusht, pak kohë përpara se të zbuloheshin nga forcat izraelite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›