E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli shemb nje xhami ne qytetin Rahat

Banoret e ketij qyteti e kane protestuar kete ngjarje dhe midis policise dhe popullit jane perjetuar perleshje. Ne qytetin Rahat jetojne arabet bedevi.

Ekipet qe realizuan shembjen jane mbrojtur me rreth 700 roje te sigurise nderkohe qe banoret e qytetit kane protestuar ngjarjen.

Ne incident jane marre nen arrest edhe 5 persona. Pretendohet se xhamia eshte ndertuar ne nje toke publike dhe pa leje.

Kryetari i Bashkise se qytetit Rahat shembjen e xhamise e ka cilesuar si nje krim te kryer nga shteti dhe qeveria kundrejt myslimaneve.

Kryetari i Bashkise ka shpallur nje greve te pergjithshme me rastin e te ciles jane mbyllur edhe shkollat./trt/Start/

2010-11-09 1745

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›