Izraeli shkatërron dronin special të Hezbollah

Izraeli njoftoi të mërkurën se kishte shkatërruar një dron special në një sulm ajror në Libanin lindor.
Khalil Mohammed Amhaz, një figurë kyçe në ekipin e dronëve të organizatës, u vra në rajonin Baalbek të Libanit, siç theksoi IDF në një deklaratë.
Hezbollahu ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e Amhazit, i cili kishte përvojë të gjerë në luftën me dron.
Ushtria izraelite kishte njoftuar më herët se në dy ditët e fundit kishte vrarë tre komandantë të Hezbollahut në qytetet Jibchit, Jouaiya dhe Qana në Libanin jugor.
Prej disa kohësh Izraeli ka filluar operacionin e “prerjes së kokës” si të Hamasit ashtu edhe të Hezbollahut. Kjo strategji deri më tani është gjykuar e suksesshme, pas vrasjes së Ismail Haniya dhe Yahya Sinwar nga ana e Hamasit dhe Hassan Nasrallah nga ana e Hezbollahut.
Sipas informacioneve të Guardian, Izraeli konfirmoi vrasjen e liderit të ardhshëm të dyshuar të Hezbollahut, rreth tre javë më parë.
Në një deklaratë, forcat e armatosura izraelite thanë se bombardimet në Dahiya kishin vrarë Hashim Safieddin dhe Ali Hussein Hazima, kreu i degës së inteligjencës së grupit militant, tre javë më parë. /vizionplus.tv