Izraeli shpall një “zonë të re humanitare” në jug të Gazës, mes paralajmërimeve për zhvendosje masive

Zona e re, me një sipërfaqe më të vogël se 43 kilometra katrorë, përfaqëson vetëm rreth 12% të territorit të Gazës. Megjithatë, sipas raportimeve ndërkombëtare, Al-Mawasi është tashmë e tejmbushur me banorë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.
Gjatë fazave të mëparshme të konfliktit, IDF-ja ka përdorur të njëjtën terminologji për të justifikuar zhvendosjen e civilëve drejt zonave që më pas janë goditur nga sulmet ajrore. Një hetim i BBC Verify më herët këtë vit zbuloi se të ashtuquajturat zona të sigurta janë shënjestruar mbi 100 herë nga forcat izraelite.
Organizatat ndërkombëtare humanitare dhe OKB nuk i njohin këto zona si “humanitare” dhe kanë kritikuar rëndë përdorimin e këtij termi nga Izraeli, duke e konsideruar të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm për civilët.
Në Gazë, ku popullsia arrin në rreth 2.1 milion banorë, situata humanitare vazhdon të përkeqësohet mes bombardimeve intensive, mungesës së ushqimit, ujit të pijshëm dhe ndihmës mjekësore.