E Martë, 3 Nëntor 2026

Izraeli shpall pauzë ushtarake për të lejuar ndihmat të hyjnë në Gaza

Ushtria izraelite ka deklaruar se do të ndalojë luftimet përgjatë një rruge në jug të Gazës për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare, por theksoi se nuk ka armëpushim dhe luftimet do të vazhdojnë në Rafah, shkruan BBC.

Pauza, e cila thuhet se ka filluar të shtunën, do të zgjasë nga ora 08:00 me orën lokale deri në orën 19:00 me kohën lokale deri në një njoftim tjetër.

Izraeli ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga aleatët e tij, përfshirë SHBA-në, për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se njoftimi i së dielës vjen pas “diskutimeve shtesë me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare”.

Megjithatë, në një postim në X, IDF sqaroi se nuk ka armëpushim në Rripin jugor të Gazës dhe luftimet do të vazhdojnë në Rafah./Vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›