E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli shperfill rezoluten e OKB

Sulmet izraelite ne Rripin e Gazes kane vazhduar edhe gjate nates, pavaresisht rezolutes se miratuar nga OKB, ku behet thirrje per armepushim te menjehereshem.

Gjashte palestineze, shumica pjesetare te se njejtes familje kane mbetur te vrare nga bombardimet ajrore ne Beit Lahya dhe Jabaliya, thane burime mjekesore dhe deshmitare. Bilanci i viktimave eshte rritur ne 774 te vrare, qe nga nisja e operacioneve izraelite, ndersa te plagosurit jane me shume se 3200.

Gjate nates u kryen me shume se 30 sulme ajrore. Pas rezolutes se OKB-se nuk ka ardhur asnje reagim zyrtar nga qeveria izraelite, por kabineti i sigurise do te takohet per te vendosur hapat e metejshme. Ministrja e Jashtme, Tzipi Livni theksoi se Izraeli ka si prioritet sigurine e shtetasve te vet.

Nderkaq, nje klerik i njohur egjiptian u ka bere thirrje myslimaneve ne mbare boten te organizojne manifestime per te shprehur zemerim ndaj dhunes izraelite. Yusuf al-Qaradawi, qe drejton Unionin e Dijetareve Islamike, tha se lutjet e se premtes duhet te shprehin solidaritetin me palestinezet.

Izraeli ka shtuar mijera trupa policore shtese ne Jeruzalem, qe do te ruajne rendin ne rast protestash.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›