E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli, shtate dite bombardime

Izraeli bombardoi per te shtaten dite radhazi qytetet palestineze ne Rripin e Gazas, ndersa Hamas beri thirrje per organizimin e Dites se Zemerimit ndaj sulmeve izraelite.

Islamistet palestineze thane se te gjitha opsionet, perfshire edhe sulmet vetevrasese, jane tani nje lufte e hapur kunder zionisteve kudo ku jane. Gjate ofensives se sotme Izraeli goditi 20 objektiva, ndersa islamistet hodhen raketa ne drejtim te qytetit port Ashkelon, duke zbehur shpresat e nderkombetareve per armepushim.

Bombardimet e aviacionit izraelit shkaktuan vdekjen e pese personave, mes te cileve tre femijeve palestineze nga 7-10 vjec.

Nderkaq, mijera palestineze ne Bregun Perendimor iu pergjigjen thirrjes se Hamasit per demontrata ndaj sulmeve izraelite. Diten e lutjeve u mbajten protesta ne gjithe vendet myslimane.

Izraeli ka lejuar 100 persona me pasaporta te huaja, kryesisht gra te martuara me palestineze dhe femijet e tyre, te largohen nga Gaza.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›