Izraeli sulmon nga ajri Libanin, vriten tre ushtarë libanezë

“Tre ushtarë janë vrarë pasi një automjet ushtarak u godit nga një sulm ajror izraelit në Nabatieh, në jug të Libanit”, deklaroi ushtria libaneze.
Sulmi ndodhi në rrugën Ain Ebel-Hanin që lidh fshatin kufitar Ain Ebel me qytetin e afërt Hanin, shkruan BBC.
Nga ana tjetër Izraeli nuk ka komentuar ende.
Me këto humbje, numri i ushtarëve libanezë të vrarë që nga fillimi i intensifikimit të bombardimeve izraelite kundër Libanit më 23 shtator rritet në 8. /vizionplus.tv