E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli te kerkoje falje dhe te paguaje demshperblimin

Me kryetitullin e djeshem Turqia nuk eshte armikja e Izraelit gazeta Haaretz ne mes tjerash shkruante te kerkuarit falje zyrtarisht shprehja e keqardhjes per vdekjen e civileve turq dhe pagesa e demshperblimit atyre familjeve qe kane humbur te dashurit nuk perben nje katastrofe per Izraelin. Demi i krijuar nga obsesioni i prestigjit eshte edhe me serioz.

Ne shkrim nenvizohej qarte se perfshirja e Izraelit ne harten e rrezikut strategjik nga ana e Sigurimit Kombetar Turk perben nje gjendje kritike dhe shume serioze. Dhe kjo ndodh nga etiketimi i Izraelit si nje shtet armik per here te pare nga Turqia e cila shume pak kohe pare e ka konsideruar Izraelin si nje ortak strategjik dhe mik te afert.

Ne shkrim gjithashtu theksohet se ky lloj etiketimi i ri nga ana e Turqise vjen si pasoje e pezullimit te manovrave te perbashketa ushtarake dhe embargos diplomatike te cilat do te ndikojne ne mbarevajtjen e marredhenieve ne te ardhmen.

Duke nenvizuar dhe nje here faktin se perkeqesimi i marredhenieve diplomatike ne mes dy shteteve nuk ka filluar me ardhjen ne pushtet te partise Rimekembje per Drejtesi ne vitin 2002 shkrimi vazhdon Keta dy vende jane sjelle me pare si dy miq apo ortake qe kane ndare vite me radhe te ardhurat e perbashketa.

Pasi deklarohet se lidhjet mes dy shteteve jane duke shkuar drejt keputjes ne shkrim perdoren fjalet duhet te kalohet obsesioni i prestigjit dhe te behen te gjitha perpjekjet e mundshme per te rigjalleruar marredheniet e demtuara. Ne sulmin e organizuar me 31 Maj ndaj anijes Marmara humben jeten 9 turq Turqia kishte kerkuar nga Izraeli te kerkonte falje dhe te paguante demshperblimin./Start/Aisa Kokici/

2010-11-03 1803

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›