Izraeli u bën thirrje vendeve të tjera: Jepni edhe më shumë ndihmë humanitare në Gazë

Teksa partnerët arabë po dërgojnë ndihma humanitare në Gazë, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu u kërkon vendeve të tjera që t’i bashkohen këtyre përpjekjeve.
“Hamas vodhi ushqim nga njerëzit e vet. Izraeli veproi. Ne i ndihmuam civilët në Gazë dhe u bëmë thirrje kombeve të tjera që të bashkohen me ne. Disa tashmë e kanë bërë këtë. Ne siguruam qiellin, siguruam pikat dhe u siguruam që ushqimi të shkonte në vendin e duhur. Kushdo vend që dëshiron të ndihmojë është i mirëpritur të bashkohet me ne”, shkruan zyra e Netanyahut.
Të dielën, Izraeli njoftoi masa të reja të ndihmës humanitare në Gazë pas rritjes së kritikës në nivel ndërkombëtar, përfshirë edhe aleatët e ngushtë.
Më herët, IDF tha që Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Egjipti dërguat pakot e ndihmës së tyre në Gazë.
/rtsh.al/