E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Izraeli vret shefin e stacioneve të raketave antitank të Hamasit

Ushtria izraelite vrau Ibrahim Abu-Maghsib, kreun e njësisë raketore antitank të brigadës qendrore të Gazës, në një sulm ajror.

Lajmi u be i ditur nga zëdhënësi ushtarak, duke shpjeguar se Maghsib “si pjesë e pozicionit të tij drejtoi dhe kreu lëshime të shumta raketash antitank kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë”.

“Si pjesë e ndihmës për forcat tokësore të angazhuara në Rrip, marina izraelite – vazhdoi zëdhënësi – ai goditi stacionet e lëshimit të raketave antitank të përdorura nga Hamasi për të goditur trupat brenda Rripit”.

Nderkohe, këmbësoria izraelite ka marrë kontrollin e bastionit të Hamasit në Rripin verior pas 10 orësh luftime.

Ushtria izraelite e konfirmoi kete gje, të cituar nga mediat, sipas së cilës forcat e Brigadës Nahal tani kontrollojnë pozicionin – i njohur si Outpost 17 – në kampin e refugjatëve Jabalya – në veri të enklavës palestineze, pasi mposhtën Hamasin dhe Xhihadin Islamik “si në tokë” dhe në tunele duke vrare dhjetera luftetare te Hamasit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›