E Hënë, 2 Nëntor 2026

JAPONI – Tërmet i fuqishëm 7,1 ballë Rihter, shpallet alarmi për cunami

TOKIO, 28 korrik /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë Rihter ka goditur jugun e Japonisë, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërim për cunami.

Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Japonisë njoftoi sot se priten valë cunami deri në 1 metër lartësi.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në rajonin e Kumamotos, në ishullin jugperëndimor Kyushu, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Transmetuesi publik NHK raportoi dhjetëra të plagosur në Japoninë jugperëndimore, me të paktën 50 prej tyre në prefekturën Kumamoto, në ishullin kryesor të Kyushu, i cili u prek kryesisht rëndë nga tërmeti.

Rreth 48 000 familje në Kumamoto, mbetën pa energji elektrike, thanë autoritetet.

Rajoni i Kumamotos u godit edhe 10 vjet më parë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 ballë Rihter, i cili shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave, detyroi dhjetëra mijëra banorë të strehoheshin përkohësisht, në qendra emergjence dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa, përfshirë edhe Kështjellën e famshme të Kumamotos. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›