JD Vance viziton Groelandën: Do shqyrtohet vetëvendosja, s’ka nevojë ta marrim me ushtri

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka vizituar Groenlandën ku ka theksuar se do të shqyrtohet mundësia që vendi të vendosë vetë për t’iu bashkuar SHBA-ve.
Ai vuri në dukje se ndërhyrja me anë të “forcave ushtarake nuk do të jetë ndonjëherë e nevojshme” teksa SHBA kërkon të zgjerojë praninë e saj në ishullin Arktik.
Vance shpjegoi se Trump vijon të mbajë të njëjtin qëndrim mbi planet e tij për Groenlandën, ndërsa akuzoi Danimarkën se nuk ka krijuar siguri për ishullin.
Ai theksoi se për Greonlandën fshihen interesa ruse dhe kineze.
“Ne e dimë që kinezët janë shumë të interesuar për këtë ishull” tha Vance ndërsa shtoi se Kina është përpjekur të vendosë “presione ekonomike” ndaj Groenlandës, transmeton BBC.
“Ne kemi parë prova shumë të forta që Kina dhe Rusia janë të interesuar në këtë fushë”, theksoi ai.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vance tha se nuk ka plane të menjëhershme të SHBA-së për të zgjeruar praninë ushtarake amerikane në Groenlandë.
“Ne mund të fusim kokën nën dëborë apo rërë si struci – dhe të pretendojmë se kinezët nuk janë të interesuar për këtë tokë. Ne respektojmë vetëvendosjen e qytetarëve të Groenlandës”, tha Vance.
Ai specifikoi më tej se “nëse SHBA nuk interesohet për Groenlandën, kombet e tjera do ta bëjmë një gjë të tillë”.
/rtsh.al/