E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja çfarë ndodh në një minutë në internet

Janë të paimagjinueshme shifrat, që tregojnë se çfarë ndodh në një minutë në botën virtuale.

Sipas përllogaritjeve në një minutë dërgohen rreth 204 milionë e-maile, vizitohen 6 milionë faqe online dhe shkarkohen 1.3 milionë klipe nga Youtube.

Ndërsa 20 njerëzve iu është vjedhur profili i tyre online në një minutë.

Studimi parashikon, që deri në vitin 2015 numri i atyre, që përdorin internetin do të dyfishohet. Përdoruesit e internetit kalojnë kohën e tyre duke dëgjuar muzikë, parë video, shkarkuar foto, luajtur online, duke rifreskuar të dhënat e tyre në Twitter.

Të gjitha këto aktivitete shkaktojnë një trafik online dhe e ardhmja parashikohet dramtike.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›