Ja formacioni ne ndeshjen me Irlanden

Dyshimi qe kishte trajneri kroat per aktivizimin e Canes tashme eshte konfirmuar.
Kapiteni i Sunderlandit do ta filloje nga pankina kete ndeshje, pasi nuk eshte ne 100% te formes se tij.
Gjithashtu kombetares se sotme kuqezi do t’i mungoje edhe portieri Arjan Beqaj.
Ne porte ne vend te tij do te jete Isli Hidi, perpara tij, ne repartin e mbrojtjes trajneri Kuzhe ka rreshtuar Lilen, Dallkum, Currin, Vangjelin.
Perpara tyre ne rolin e shkaterruesve do te jete i rikthyeri kapiteni kuqezi, Altin Lala dhe Ervin Bulku.
Nderkohe qe reparti i mesfushes do te jete i perbere nga tre lojtare: Ne krahun e djathte do te aktivizohet Klodian Duro, ne qender i avancuar Ervin Skela dhe ne krahun e majte Hansi Agolli.
Te tre keta lojtare do te mbeshtesin perpara Erjon Bogdanin qe do te startoje si titullar ne kete ndeshje.