Ja helikopteri “Made in Presheva” i Qani Lutifiut (Video)
Nuk po flasim për Italinë, as për Pakistanin, Amerikën apo Rusinë, por për zotin Qani Lutfiu, nga një qytezë e vogël në lindje të Kosovës, Presheva.
Portali informativ “Preshevajonë.com”, njofton se Qani Lutifiu e ka ndërtuar këtë helikopter me duart e veta, duke realizuar kështu ëndrrën e tij, e cila e bën atë njeriun e parë në Ballkan që ndërton këtë mjet fluturues i vetëm.
Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterin “Made in Presheva” autori i këtij projekt madhështor në Ballkan Qani Lutfiu ka shpjeguar se “Helikopteri për momentin është i ndërtuar vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person të vetëm.
Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime, çka i bie 30 rrotullime në sekondë.
Deri në ditën kur helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg, kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti madhështor për 1 person të vetëm pa ndihmën e askujt do të kushtojë disa dhjetëra mijëra euro.
Do shtuar se ky i ri plot vullnet dhe punëtor nuk është mekanik në zanat, por falë vullnetit dhe pasionit të madh ai po e çon drejt fundit projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan.
Helikopteri është gati për fluturim, vetëm pritet licenca nga Organizata Ndërkombëtare e Inovacionit në Gjenevë.