E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja këmbët më të bukura të Hollivudit

Është interesant se shumë fotomodele, si Gisele Bundchen, Alesandra Ambrosia, Alessanda Lima, etj, të cilat çmohen për këmbët e tyre të gjata, as që kanë arritur të gjenden në mesin e top-dhjetëshes.

Për disa vite me radhë Jennifer Aniston është konsideruar si bukuroshja me këmbët më seksi në shoubiznes, por tani mezi është renditur e 15-ta. Nga ky fron tani e ka rrëzuar kolegia e saj më e re Cameron Diaz, e cila është ndjekur nga, Carrie Underwood, Miranda Kerr dhe Rihanna dhe Blake Lively.

Është interesant se shumë fotomodele, si Gisele Bundchen, Alesandra Ambrosia, Alessanda Lima, etj, të cilat çmohen për këmbët e tyre të gjata, as që kanë arritur të gjenden në mesin e top-dhjetëshes.

Cameron Diaz

Cameron me vite të tëra është vlerësuar për këmbët e saj të bukura, por duket se këtë vit u ka kushtuar atyre më shumë kujdes, pasi vërtet duken bukur dhe me meritë e ka fituar këtë çmim. Ajo nuk ka ngurruar që gjatë verës dhe në ceremoni të ndryshme, t’i nxjerrë në pah ato.

Carrie Underwood

Carrie Underwood është një yll i madh i muzikës kantri, por gjithashtu ka edhe këmbët më të ndërtuara në shoubiznes. Këmbët e saj të bukura, shihen sidomos kur vesh minifustane.

Miranda Kerr

Duket se Miranda Kerr është e vetmja supermodele e cila në një farë forme ua ka ruajtur fytyrën kolegeve të saj, pasi ka arritur të renditet e treta në këtë listë dhe atë me meritë, pasi përveç që ka këmbë të gjata, ato janë edhe jashtëzakonisht të ndërtuara mirë fizikisht.

Rihanna
Ndoshta vjen si befasi, por këmbët e Rihanna-s janë vlerësuar tejet lart, më saktësisht ato kanë zënë vendin e parë. Ndoshta në këtë mendim kanë ndikuar kostumet që ajo vesh, të cilat në rend të parë i nxjerrin në shesh këmbët e saj të gjata.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›