E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja kur do të mbahet protesta e rradhës e Opozitës

Gjatë fjalës së tij në foltoren e sotme para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi qytetarët në protestën e radhës të Opozitës.

Lideri i Opozitës u shpreh ndër të tjera se, demokratët dhe çdo qytetar do të mblidhet përpara parlamentit, kur të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ftoj qytetarët ditën e diskutimit të imunitetit Ballukut të gjithë te parlamenti. Parlamenti i qytetarëve jo i hajnave. Parlamenti juaj”, tha Berisha.

Seanca plenare në parlament pritet të mblidhet më datë 12 mars, për të votuar raportet e PS dhe PD lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut.

LEXO EDHE: PD publikon raportin për Ballukun/ Bardhi: Protestë para Kuvendit ditën kur do shqyrtohet çështja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›