E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja mesazhi i Vilanovës nga New Yorku

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka bërë një lidhje direkte me lojtarët e tij nga New Yorku. Trajneri që bëri histori me Barcelonën që në edicionin e parë, i ka motivuar lojtarët e tij pas krizës së rezultateve. Vilanova thuhet se ka bërë lidhje direkte me të cilët ka folur personalisht.

"Çuna si ju kam? Sa po ndihem mirë kur po vazhdoj të ju shoh në krye të renditjes në La Liga. Ju udhëheqni pa mua në ligën më të fortë në botë. A e dini këtë? Sa njerëz keni lumturuar në këto 10 ditët e fundit sepse po mendojnë shumë persona se koha juaj mbaroj. Çuna, të gjithë e dinë se koha juaj sapo ka filluar. Në luftë vriten trimat, por ju nuk jeni vrarë. Trimat vetëm janë sulmuar e ngacmuar. Besoj që përgjigja juaj ndaj kundërshtarëve tuaj do të jetë në arenë, në fushë. E dini çfarë keni humbur në këto dy ndeshje? Asgjë hiq. Keni humbur me Milanin sepse nuk ishte nata juaj, por ju jeni ata që shpejtë mund të riktheni gjithçka në këtë ndeshje për ta harruar atë humbje. Ju e keni humbur kupën. Ju kujtohet se çfarë ju pata thënë në stërvitje për këtë kupë. Të shkojmë me gjysëm force sepse La Liga është prioriteti jonë. Djema, tek ju nuk ka krizë, besoj se do ti vëni në krizë ata që kanë shkruar për krizën tuaj. Djelmosha, unë nuk jam sot me ju, por jam pranë jush, me mendjen te ju. Shëndeti im po përparon, shpresoj se edhe ju të përparoni në javët në vazhdim. Besoni në Jordin Rouran, sepse ai di të nxjerrë më të mirën nga ju. Djelmosha, ata që po e shpallin Messin si të humbur, le ta gjejnë atë në librën e historisë sepse është më i madhi ndonjëherë. Tërë Katalonia do të ndihet krenar me ju, e di që të shtunën ju mund të vulosni La Ligën. Ju përshëndes, vazhdoni të stërviteni, të punoni, sepse ju jeni punëtorë të mëdhenjë. Më përshëndetni Leon (Messin). I thuani se të gjithë e kanë lakmi atë. Ju dua" i'u ka thënë Vilanova lojtarëve.

Në lidhjen direkte nuk ishte Lionel Messi për shkak të një sëmundje, ndërsa deklarata është interpretuar në një radio spanjollle nga një gazetar i afërt me Barcelonën. Thuhet se në fjalimin e Vilanovës, disa lojtarë kanë qajtur nga emocionet./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›