E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja njëra nga ndeshjet e trukuara

Europol ka treguar njëren nga ndeshjet e trukuara pas zbulimit të skandalit të manipulimeve të ndeshjeve në fuboll. Ndeshja e vitit 2010 mes përfaqësueseve U20 të Argjentinës dhe Bolivisë është një nga ndeshjet e trukuara.

Lojtarëve të Bolivisë dhe posaqërisht gjyqtari i ndeshjes ishin ata që kanë përfituar para të majme për trukimin e kësaj ndeshje.

Tre lojtarë bolivian me veprimet e tyre nxitën dyshimet e para në ndeshje, ndërsa gjyqtari hungarez ka përfituar para të majme për të akorduar një penallti të paqenë për humbjen e Bolivisë dhe fitoren e Argjentinës.

Penalltinë e dhënë falas nga ky gjyqtar mund ta shikoni në minutën 2.50 të videos së mësipërme. Kjo është vetëm njëra nga 680 ndeshjet ku Europol ka fakte se janë shitur ndeshje.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›