E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja pesë bashkitë ku kryesojnë deri tani kandidatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë"

Teksa numërimi i votave ka filluar, pjesa më e madhe e bashkive kryesohet nga PS. Por janë 5 bashki të cilat kryesohen nga koalicioni opozitar Bashkë Fitojmë.

Bashkitë Has, Fushë-Arrëz, Mirditë, Belsh dhe Memaliaj kryesohen aktualisht nga kandidatët e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Në Has, është kandidati Miftar Dauti i BF që kryeson me 56.9%, ose 510 vota kundrejt 43.08%, ose 386 vota të kundërshtarit Beqir Mulaj të PS.

Bashkia Fushë-Arrëz kryesohet nga kandidati i BF, Hil Curri me 58.28%, ose 176 vota. Fran Tuci i PS ka marrë 41.72%, ose 126 vota.

Në Mirditë, Albert Mëlyshi i BF ka marrë 52.94%, ose 1890 vota ndërsa kandidati i PS, Ndrec Dedaj numëron 47.06%, ose 168 vota.

BF kryeson edhe në Bashkinë Belsh me kandidatin Bedri Qypi që ka marrë 57.39%, ose 101 vota ndërsa Arif Tafani i PS ka marrë 42.61%, ose 75 vota.

Albert Malaj i BF kryeson votat deri tani në Bashkinë Memaliaj me 53.71%, ose 644 vota ndërsa kundërshtari i tij, Gjolek Guci i PS numëron 46.29%, ose 555 vota.

Lexo edhe: Hapen kutitë e para/ “Bashkë Fitojmë” forcë e tretë në Poliçan, nuk kalon dot as kandidatin e PD

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›