Ja pse nuk duhet ta dhuroni aq kollaj spermën tuaj
Homoseksuali Mark Langrige nuk donte fëmijë, por mikeshat e tij lezbike e donin një të tillë.
Në këtë mënyrë britaniku pranoi që të dhuronte spermën e tij.
Por tani gjesti i bamirësisë i është rikthyer ta përndjekë 13 vite më vonë, pasi ka marrë një letër ku i kërkohet që të mbështesë fëmijët me pagesë.
Por Langridge nuk ka folur me familjen që ka ndihmuar për të krijuar që prej vitit 2004.
Ai nuk e ka as emrin në certifikatën e lindjes, por Agjencia për Mbështetjen e Fëmijëve i kërkon atij që të paguajë 26 sterlina në javë për dy vajzat.
Langridge e quan këtë një shantazh shtetëror.
47 vjeçari ka 17 vjet që është i lidhur me një mashkull, Shaun Keeble, tani 37 vjeç.
Ata nuk donin fëmijë, por një çift lezbikesh, që i kishin njohur në një lokal, i kishte kërkuar ndihmë dhe ai pranoi, por që të mos kishte asnjë detyrim tjetër.
Ata i kërkuan fillimisht spermën për një fëmijë në vitin 1998 dhe më vonë në vitin 2000 sërish i kërkuan spermë, duke u ngjizur kështu dy vajza.
Ai i kishte parë fëmijët disa herë në aktivitete të ndryshme.
Por pas ndarjes së çiftit të lezbikeve, atij i ra barra që të paguajë për fëmijët.
Agjencia për Mbështetjen e Fëmijëve thotë se ai nuk do paguante, në rast se për dhurimin e spermës do kishte përdorur një qendër dhurimi sperme zyrtare.
Ky është edhe një mesazh që të mos e jepni spermën vend e pa vend.