E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja sa vlejnë kombëtaret e Botërorit

Vlera e përgjithshme në merkato e lojtarëve të 32 kombëtareve që do diskutojnë Kupën e Botës arrin në 5 miliard e 630 milion euro. Kjo është pothuajse e njëjtë me shumën që vendi organizator, Afrika e Jugut, do të shpenzojë për të organizuar veprimtarinë më të rëndësishme futbollistike të planetit.

Të dhënat janë nxjerrë nga analiza e vlerës aktualëve në merkato e secilit futbollist pjesëmarrës në Botëror. Spanja, Kampione e Europës në fuqi, vlen më tepër se gjithë të tjerat, plot 565 milion euro. Brazili vjen më pas me 50 milion më pak (515) dhe në vendin e tretë renditet Franca, vlera e përgjithshme e lojtarëve të së cilës kap shifrën e 450 milion eurove.

Po aq sa “Gjelat” vlen edhe kombëtarja e Anglisë së Kapelos (450), duke lënë në vend të pestë Italinë Kampione Bote në fuqi me 400 milion euro. Përsa i përket grupeve, më i shtrenjti është grupi G (1 miliard e 50 milion euro), ku bën pjesë Brazili, Portugalia (që vlerësohet me 380 milion euro), Bregu i Fildishtë i Drogbasë me shokë (180 milionë) dhe Koreja e Veriut (që së bashku me Zelandën e Re janë kombëtaret më të varfra, me nga vetëm 15 milion euro).

Brazil-Portugali (grupi G) do të jetë ndeshja e fazës së grupeve e veshur me ar: në fushë do të zbresin 22 futbollistë, vlera e përgjithshme e të cilëve shkon në 895 milionë. Më pas është ajo midis Brazilit dhe Bregut të Fildishtë, një sfidë prej 695 milionësh. E treta vjen përballja midis Spanjës dhe Zvicrës (grupi H) me 680 milion euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›