Ja shkaqet e uljes së normës të interesit nga Banka e Shqipërisë
Përmirësimi i ekonomisë shqiptare gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014 duket se ka qenë shkaku kryesor i vendimit të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 2.25% në 2 %. Këshilli Mbikqyrës ka vlerësuar gjithashtu zhvillimet aktuale dhe, siç e thekson, të pritura, të ekonomisë dhe shprehet e bindur se ky permirësim do të vazhdojë edhe për këtë vit.
Banka e Shqipërisë mbështet politikat që përmirësojnë besimin në ekonimi si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga sektori publik.
Këshilli Mbikqyrës shpreh besimin se transmetimi i këtij vendimi në tregjet financiare do të krijojë kushtet e duhura për mbështetjen e rritjes ekonomike si dhe për kthimin e inflacionit në objektiv.
Gjithashtu shprehet shqetësimi për rreziqet që e rrethojnë këtë skenar që sipas KM janë dy: ambient i jashtëm ekonomik e financiar në rang europian i cili mbetet sfidues si dhe frika për një parashkim jo të saktë nga vetë Këshilli Mbikqyrës për shkak të kushtëzimit në një masë të madhe i këtij parashikimi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
