E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja skuadra më e dobët në botë, i lyp "fer" Spanjës

Libri i Ginisit e ka regjistruar skuadrën braziliane Ibis Pernambuco si skuadrën më të dobët në botë. Skuadra braziliane nuk ka fituar në 13 muajt e fundit duke u regjistruar në librin e rekordeve.

Por skuadra e dobët nuk i frikësohet aspak kombëtares më të mirë në botë. Presidenti i kësaj skuadre, Ozir Ramos i ka kërkuar përfaqësueses spanjolle një ndeshje me ta.

"Pasi që ata tashmë janë në Brazil, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë një ndeshje me Spanjën" deklaroi Ramos./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›